Tragjedia ne Itali, mbrojtesi i njohur italian shpëton për mrekulli

Tragjedia që ndodhi sot në Genoa të Italisë, ku një urë që lidh autostradën kryesore të qytetit u shëmb papritur, për pak sa nuk i mori jetën edhe futbollistit të skuadrës së qytetit, mbrojtësit të njohur Domenino Kriscito.

Siç shkruan vetë në një mesazh në rrjetet sociale, Kriscito lajmëron se vetëm pak minuta para se të ndodhte ngjarja e tmerrshme, kishte kaluar mbi urë, por njofton se ai dhe familja e tij ishin në rregull.

“Po e shkruaj këtë mesazh për të gjithë ata që po më shkruajnë, dhe që kujdesen pë mua dhe për familjen time. Jemi të gjithë mirë. Jemi mirë, e kemi kaluar atë urë 10 minuta para se të shembej. Jam pranë të gjitha familjeve të viktimave, nuk është e mundur që një urë në një autostradë të mund të përplasej në këtë mënyrë. Duhet të bëni diçka për këtë vend, ku njerëzit ikin prej këtyre gjërave. Kemi nevojë për siguri, për dikë që të bëjë diçka. Ajo që po ndodh është e tmerrshme” – shkruan Kriscito.

Loading...

Komente