Tifozi i fut duart, gazetarja e godet me mikrofon (video)

Një gazetare sportive ka kaluar një incident të shëmtuar gjatë transmetimit LIVE, çka bëri që ajo të reagonte në një mënyrë të dhunshme.

Maria Fernanda Mora, një gazetare bukuroshe e Fox Sports ishte mes një grupi tifozësh teksa ishte në lidhje direkte. Njëri prej tyre i fut duart asaj dhe ajo reagon me ashpërsi duke e goditur me mikrofon në kokë.

Incidenti ndodhi pas ndeshjes mes klubit meksikan Chivas Duadalajara dhe Toronto FC, që u ndeshën në kompeticionin Champions League.

Tifozët meksikanë po festonin para kameras por njëri prej tyre nuk i rezistoi dot gazetares.

Loading...

Komente