Thellohet skandali i përdhunimit të Ronaldos. Vajza: Ulërija të ndalonte

Cristiano Ronaldo është përfshirë në një skandal përdhunimi. Bëhet fjalë për një skandal ku thuhet se ai ka përdhunuar një Vajzë në vitin 2009.

Lajmi është bërë publik nga media gjermane “DER SPEIGEL”, ku është rrëfyer edhe vetë 34-vjeçarja Kathryn Mayorga.

Ndërkohë skandali është thelluar akoma më shumë ku kanë dalë në pahë detaje të reja mbi këtë ngjarje.

Sipas asaj që pretendon Kathryn Mayorga që atëherë ishte 25 vjec, Ronaldo e ka përdhunuar atë në një hotel në Las Vegas në vitin 2009 dhe më vonë Portugezi ia ka dhënë asaj 375 mijë dollar amerikan në mënyrë që ajo të heshtë.

Dëshimia e vajzës:

“M’u hodh nga pas. Kurrë nuk jam frikësuar si atëherë. Ai kishte disa rruaza të bardha rreth qafës, ndërsa unë ulërija dhe kërkoja që të ndalej. Ai më ka përdhunuar në anus, dhe më pas më pyeste nëse kisha dhiumbje.”

“Më pas Ronaldo me tha se është 99% djalë i mirë, por ai 1% e bënte që të kryente veprime të tilla”.

Pas këtyre deklaratave, vjaza ka thënë se mund të fundosë CR7, pasi ajo ka një foto gjatë këtyre akteve të shëmtuara.

Loading...

Komente