Sulmi terrorist në Angli, dëshmitarët: U mbuluam me gjak dhe copa njerëzish


Manchesteri u trondit mbrëmë nga një sulm terrorist gjatë koncertit të Ariana Grande, ku për pasojë 22 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa mbi 50 të tjerë janë plagosur.

“Ishin gati në fund kur bomba shpërtheu pak centimetra larg nesh. O Zot, një tmerr. Pjesë njerëzish të coptuar kudo, edhe në trupin tim, në çantën dhe në flokët e mi.

Unë ende po gjej pjesë nëpër trup dhe një Zot e di se çfarë ka në flokët e mi. Nuk e prisnim, asnjë nuk e imagjinon se mund t’i ndodhë një gjë e tille”, ka rrëfyer Abby Mullen, për “Daily Mail”.

“Unë isha duke pritur qe te dilnin fëmijët. Ne e dëgjuam këngën e fundit, dhe pastaj pamë një lumë njerzish që donin të dilnin, një zhurmë të fortë dhe shumë tym.

Unë ndjeva pak dhimbje në këmbë, kurse gruaja ime tha ‘unë kam nevojë të shtrihem.’ E vura atë poshtë, ajo kishte një plagë të thellë në stomak dhe ndoshta edhe një këmbë të thyer. Unë kam qenë rreth tre metra nga shpërthimi”, ka thënë një dëshmitar tjetër.

Loading...

Komente