Një sulm me armë ka ndodhur nënjë tramvaj në qytetin e Utrechtit në Holandë duke lenë disa të plagosur.
Autoritetet bëjnë me dije se sulmi ka ndodhur ndërsa tramvaji ishte i mbushur me njerëz duke lënë të paktën shtatë të plagosur.
Gjithçka ka ndodhur pak minuta më parë dhe ngjarja është në zhvillim, ndërsa policia nuk ka ende informacion mbi autorin dhe shkaqet e këtij sulmi.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat speciale kundër terrorizmit, gjë e cila konfirmon se autoritetet dyshojnë për një sulm terrorist.