Sulm me armë zjarri në Texas

Një person ka hapur zjarr në një kishë në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke vrarë dhjetëra persona. Sulmi ndodhi në Kishën e Parë Baptiste në Sutherland Springs në Wilson County, raporton BBC.

Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave, por dëshmitarët thanë se një burrë i armatosur po ecte brenda kishës dhe hapi zjarr pak para orës 10:30 me orën lokale. Policia ka qëlluar për vdekje autorin.

Është ende e paqartë nëse autori i sulmit i përkiste një grupi radikal apo bëhet fjalë për një veprim individual. Kujtojmë që pak ditë më parë në Manhattan një person vrau të paktën 8 persona dhe plagosi 11 të tjerë, shumicën e tyre fëmijë.

Komente