Strakosha në vështirësi, trajneri ja faturon atij humbjen ndaj Interit

Portjeri i kombëtares shqiptare në vështirësi, trajneri i Lazios, Simone Inzaghi humbjen turpëruese 3-0 ia faturon Thomas Strakoshës i clili sipas tij ishte përgjegjës kryesor për këtë dështim në “Olimpico”.

Menjëherë pas ndeshjes, tekniku italian tha se Strakosha nuk bëri asnjë pritje, shkruan “Ghanasoccernet”, raporton SYRI.net.

“Ne ishim në lojës, por në këto ndeshje, nuk mund te pësosh gola si i pari. Nuk mbaj mend ndonjë pritje te Strakoshës, ndërsa kujtoj ato të Handanoviç. Nuk ka justifikime, duhet të bënim më shumë. Duhet ta pranojmë se Interi ishte superiore. Ne duhet të punojmë shumë. Vitin e kaluar ne shkuam në Milano me personalitet”, u shpreh Inzaghi.

Interi goditi 7 herë portën në ndeshjen e djeshme, ndërsa Strakosha arriti të neutralizonte 4 herë.

Loading...

Komente