Skandaloze, Policia dhunon banorët e “bregut të lumit” (video)

Banorët e Bregut të Lumit vijojnë të rezistojnë për mbrojtjen e shtëpive të tyre nga prishja.

Në një video të publikuar Partia Demokratike shprehet se edhe këtë të mërkurë, fadroma të shumta kanë shkuar në zonë për të prishur shtëpitë e mbetura.

Sipas saj, situata është e tensionuar dhe banorët janë përplasur fizikisht me policinë teksa kundërshtojnë me forcë prishjen e banesave, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim financiar sipas çmimit të tregut.

Komente