Skandali i unazës së re, çfarë po ndodh për ndërtimin e saj?

Kanë kaluar disa muaj pas skandalit të kompanisë fantazme DH Albania, dhe asnjë përgjegjës nuk është vënë para drejtësisë. Kjo ngre dyshime se persona në pushtet qëndrojnë pas kësaj firme. Duke e lënë në heshtje dhe duke mos nxjerë asnjë person para drejtësisë.

Ndërkohë ARRSH zhvilloi tenderin për lotin e parë këtë të enjte dhe shpalli klasifikimin për 18.5 milionë euro të Unazës së Re, në segmentit që përfshin rrethrrotullimin e ‘Shqiponjës’ duke nxjer si fitues ‘Vëllezërit Hysa’.

Në tenderin për ndërtimin e nënkalimit që u zhvillua dy javë më parë morën pjesë 8 kompani. Ofertën më e ulët ishte ajo e kompanisë ‘Alb Building’ me 1.72 miliardë lekë ose 14 milionë euro. Më pas u renditën 7 kompani të tjera, ‘Salillari’,’ Vëllezërit Hysa’, ‘2T, Gjoka’, ‘Curri’, ‘Vega’ dhe ‘Gener 2’, ofertat e të cilave kanë variuar nga 14.5 deri në 18 milionë euro.

Por autoriteti rrugor ka vendosur të skualifikojë 5 kompani me argumentin se nuk përmbushin kriteret duke duke kualifikuar vetëm tre, të cilat janë vëllezërit hysa, curri, dhe vega shpk.

Loading...

Në tre ofertat e kualifikuar ajo e e kompanisë ‘Vëllezërit Hysa’ me 1.72 miliardë lekë ose 14.6 milionë euro është më e ulëta, çka e projekton këtë kompani si fituesen e tenderi të shumëlakmuar të unazës, nëse renditja nuk do të ankimohet në komisionin e prokurimit publik.

Ky është tenderi i tretë për rrethrrotullimin e ‘Shqiponjës’, por tashmë me një projekt të ndryshuar. Projekti i parë që parashikonte ndërtimin e mbikalimit u tenderua dy herë. Tenderi i parë u fitua nga kompania fantazmë “Dh Albania” me një vlerë 20 milionë euro, aq sa fondi limit, por pas shpërthimit të skandalit me falsifikimin e dokumenteve qeveria u detyrua ta anulojë kontratën.

Në tenderin e dytë kostoja e ndërtimit zbriti ndjeshëm deri në 14 milionë euro, por Autoriteti Rrugor i skualifikoi të gjitha ofertat si të pavlefshme. Menjëherë pas anulimit të garës së dytë, Ministria e Infrastrukturës njoftoi se do të ndryshonte projektin teknik të veprës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Projekti i ri në vend të mbikalimit e shndërron rrethrrotullimi ‘Shqiponja’ në nënkalim, që sipas Ministrisë jep një zgjidhje më të mirë për trafikun dhe qytetin.

Burimi: Top Channel Pershtati: Albtimes
Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente