Skandalet nuk kanë fund, kapet militanti i LSI duke blerë vota

Ne orët e para të mëngjesit u raportuan dy raste shkeljesh në Shkodër dhe në Vlorë. Në të dy rastet, militantët e partive po “dërdhnin dorën e fundit” për të blerë votat e mbetura.

Rasti më flagrant ishte në Shkodër ku dy militantë të LSI-së, njëri prej tyre me detyrë doganier, u kapën me sasi të konsiderueshme parash dhe me listë votuesish.

Sipas policisë këta shtetas u arrestuan pasi brenda automjetit ku udhëtonin, tip Hunday me targa AA 797 MK u konstatua një listë votuesish si dhe sasi e konsiderueshme parash të destinuara për ti shpërndarë me qëllim blerjen e votës.

Pasi u bë kontrolli i automjetit tip Hunday me drejtues Izmir Bushaj u konstatuan në një çantë të zezë një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash ku rezultuan 48 copë kartmonedha me prerje 2000 lekëshe, të destinuara për ti shpërndarë me qëllim blerjen e votës.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit Xhyher Bushaj i cili ishte pasagjer në mjetin e lartpërmendur, iu gjetën 3 kartëmonedha me prerje 2000 lekëshe.

Materialet do ti referohen Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” e “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”

Loading...

Komente