Silvio Berlusconi preket nga Covid-19

Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi është infektuar me koronavirus. Berlusconi vazhdon të punojë nga rezidenca e tij në Arcore ku do të kalojë periudhën e karantinës.

Lajmn e bëri të ditur partia “Forza Italia” në një njoftim, i cili u konfirmua edhe nga mjeku Alberto Zangrillo. Ai tha se Berlusconi ishte asimptomatik, ndërsa mbetet e paqartë se si mund të jetë infektuar ish-kryeministri italian.

Sipas mediave italiane, Berlusconi do të vazhdojë të mbështesë kandidatët e partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme rajonale dhe administrative, përmes intervistave të përditshme nga shtëpia e tij.

Komente