Si të dalloni nëse vaji i ullirit është ekstra i virgjër

Vaji i ullirit ekstra i virgjër, është lëngu i ullirit i përftuar në mënyrë natyrale dhe nuk shndërrohet nga temperatura, tretësit apo kimikatet.

Megjithëse të gjithë i dimë dobitë që vaji i ullirit ka, problemi shfaqet kur rezulton se vaji që po konsumoni nuk është as vaj ulliri dhe aq më pak ekstra i virgjër.

Më poshtë po ju sjellim dy mënyra që mund të provoni në shtëpi për të kuptuar nëse vaji që po përdorni është ekstra i virgjër:

1. Testimi me ngrirje

Vaji i ullirit ekstra i virgjër përbëhet nga disa lloje yndyrash që e bëjnë atë të mpikset kur është i ekspozuar nga temperatura shumë të ulëta. Merrni 2-4 lugë të vajit dhe hidheni në një kavanoz xhami, mbylleni dhe lëreni të ftohet. Nëse vaji ngurtësohet atëherë është ekstra i virgjër. Nëse jo, ka gjasa të mos jetë.

2. Testimi shqisor

Në testimin shqisor, merrni një pikë nga vaji dhe vendoseni në një gotë të vogël. Mbulojeni gotën me dorë dhe mbërthejeni me dorën tjetër. Bëni lëvizje rrethore me duar për të ngrohur vajin në formë të natyrshme për rreth 2-3 minuta. Dhe pastaj tentoni ta nuhasni vajin. Vaji i ullirit ekstra i virgjër ka aromën e barit të freskët, domateve, spinaqit, mollës ose agrumeve. Ndërsa në rast të kundërt, vaji do të jetë në shumicën e rasteve pa aromë.

Loading...

Komente