Shullazi bën lëmsh një prokurori të tërë

Për të zgjedhur prokurorin që do të paraqesë pretencën për Emiljano Shullazin, sot është organizuar hedhja e një shorti. Gjatë ditës, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela mblodhi 19 prokurorët për shortin, por të gjithë e kanë braktisur shortin pasi, sipas tyre, konsiderojnë të paligjshëm shortimin. Deri në ndërhyrjen e kryeprokurores Arta Marku, dosja e Shullazit ngelet pa prokuror.

Kur akuzës i kanë ngelur edhe 6 ditë afat për të shpallur pretencën për grupin e Emiliano Shullazit, përsa kohë që Gjykata e Krimeve të rënda ka caktuar datën 25 shtator si seancën e radhës, Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon të mbetet në një rrugë pa krye.

Në kushtet kur ka ngelur vetëm një prokuror i caktua me një autorizim të pa shpjeguar ligjërisht, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ka thirrur këtë prokurorët për të hapur shortin, i cili i duhet të zgjidhte prokurorin që do të përfaqësonte akuzën në shpalljen e pretencës.

Por gjatë kësaj mbledhje të zhvilluar në dyer të mbyllura, prokurorët janë rebeluar ndaj Prelës, duke braktisur mbledhjen.

Gjatë mbledhjes prokurorët kanë sugjeruar ndërhyrjen e Kryeprokurores Arta Marku, që të zgjidhte këtë ngërç, por ky version është kundërshtuar nga Prela që ka këmbëngulur që kjo të zgjidhet me short.

Në gjyqin ndaj Emiliano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zelës, prezantimi i pretencës ka dështuare prej muajit qershor. Gjatë verës gjyqet janë zvarritur nga avokatët, ndërsa prej fillimit të shtatorit nuk ka prokurorë që të përfaqësojë akuzën në Gjykatë. /Top Channel

Komente