Shqipëria tregon dhëmbët, shpall “non grata” eurodeputeten

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, nëpërmjet një deklarata zyrtare ka shpallur ‘non grata’ eurodeputeten qipriote, Eleni Theocarus. Ajo sulmoi kryeministrin Edi Rama dhe paralajmëroi se do të shtrojë çështjen Kacifas në PE.

“Ne bashkeveprim nderinstitucional dhe pas vleresimit te kryer nga institucionet e specializuara, Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme i propozoi Ministrise se Bredshme shpalljen non grata (person i padeshirueshem ne Shqiperi) te eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous.

Ministria e Brendshme referuar statusit politiko-diplomatik dhe angazhimit te saj ne Parlamentin Evropian, pas vleresimit dhe ne mbeshtetje te propozimit te MEPJ, gjykuar ne materialet referuese te administruara nga Ministria e Brendshme vendosi te miratoje kerkesen e MEPJ.

Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve te Republikes se Shqiperise, ndaj shfaqjeve te perseritura ekstremiste te eurodeputetes Eleni Theocharous. Prononcimet e saj qe nxisin urrejtjen, cenimin e rendit kushtetues te vendit tone, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikes se Shqiperise, nuk mund dhe nuk do te mund te behen me ne token shqiptare”, njoftoi Ministria.

Theocarus i kujtoi kryeministrit shqiptar se nuk hyhet në Bashkimin Europian duke derdhur gjak, teksa për vrasjen e Kacifas tha se kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave të minoritarëve grek në Shqipëri.

“Për vdekjen e ushtarit në Epirin e Veriut, Greqia miratoi versionin e qeverisë së korruptuar shqiptare. Ne shohim përpara për informacion të mëtejshëm mbi veprimin e rezistencës heroike të Konstandinit. Për kryeministrin @ediramaal të Shqipërisë: Unë e di që Konstantinos Karamanlis ka thënë në vitin 1975 se nuk hyni në BE me gjak”, shkruante eurodeputetja qipriotë në Twitter. /gazeta shqip

Loading...

Komente