Shitja e detit, Greqia merr pothuajse të gjithë detin e Sarandës

Mediat e Greqisë kanë publikuar detaje të Marrëveshjes së Detit mes Greqisë dhe Shqipërisë duke treguar pa doreza lëshimet e mëdha që qeveria shqiptare i ka bërë Greqisë.

webfaqja e njohur Zougla.gr raporton se Greqia ka marrë 12 milje det duke filluar nga ishulli më verior i ishujve të lidhur me Korfuzin sipas marrëveshjes mbi të cilën kanë rënë dakord Rama dhe Bushati duke e nxjerrë Shqipërinë të humbur nga këto negociata, shkruan Albeu.com.

“Burime diplomatike bëjnë me dije se përmes kësaj marrëveshjeje, Greqia siguron kontroll të plotë të 12 miljeve det në drejtim të Shqipërisë”, shkruan gazeta greke.

Në këtë mënyrë, Shqipëria humb thuajse të gjithë kontrollit në detin Jon, ndërsa ujërat territoriale greke vijnë deri përballë gadishullit të Karaburunit.

Materiali i publikuar nga media greke është i rrallë pasi deri më tani qeveria shqiptare ka qenë mjaft e ngurtë në dhënien e informacionit në lidhje me negociatat mes dy vendeve.

Shqipëria humb njëherë e mirë pjesën dërrmuese të detit Jon duke mundësuar kontroll vetëm pak milje larg bregut të Sarandës, Dhërmiut dhe Palasës apo vetë gadishullit të Karaburunit, pasi përballë është Greqia që ka kontroll të plotë.

Greqia gjithashtu ka të drejtën e shfrytëzimit të nëntokës së detit përballë Karaburunit duke shënuar kështu tradhtinë më të madhe që ndaj Shqipërisë prej qeverive që kanë drejtuar vendin gjatë këtij shekulli.

Loading...

Komente