Shënohet viktima e parë në Kosovë nga Koronavirusi

Në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë personi i infektuar me virusin COVID 19, i cili është nga Duminca e Podujevës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka publikuar familja përmes një postimi në Facebook.

Viktima është një 86-vjeçar, babai i të infektuarit të parë nga kjo familje, që kishte ardhur nga Italia, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka shkuar në 31 numri i personave të prekur me coronavirus në Kosovë.

Rasti i fundit që ka rezultuar pozitiv është thënë të jetë një 31-vjeçar nga fshati Senik i Malishevës.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë 298,393 njerëz të infektuar, 12,755 të vdekur dhe 91,540 të shëruar.

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente