Shaqiri bëhet shkak për largimin nga Liverpooli lojtarin serb

Jo të gjithë kanë qenë të lumtur me transferimin e Xherdan Shaqirit tek Liverpooli. Lojtari serb Marko Grujic ka bërë një gjest që i ka kushtuar shumë për të ardhmen.

22 vjecari ka pëlqyer një koment në twitter, ku kërkohej të hiqej fotoja që Shaqiri festonte me shqiponjë pas golit të shënuar ndaj serbëve në Botëror. Ndër të tjera në koment, thuhej se Kosova është Serbi dhe ju bëhej thirrje edhe tifozëve të tjerë serb të raportonin këtë foto.

Kjo sjellje e serbit nuk ju ka pëlqyer drejtuesve të Liverpool, që për të evituar përplasjet në ekip e kanë huazuar lojtarin në Gjermani, te Hertha Berlin.

Loading...

Komente