Serbi ,deputeti i PS konfliktohet me policët serbë para parlamentit (video)

Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu është bërë protagonist i një incidenti në Serbi. Lapsial siguron një video, ku deputeti i Lezhës, bashkë me një mikun e vet, janë pikasur nga policia serbe duke bërë një gjest provokativ, të paktën kështu e konsiderojnë autoritetet aty.

Ata kanë pozuar për foto me flamurin shqiptar dhe simbolin e shqiponjës me duar, përpara parlamentit të Serbisë. Por menjëherë pas kësaj, policia dhe agjentët civilë kanë rrethuar makinën e Pjerin Ndreut, derisa mikut të tij i morën celularin për të fshirë foton. Për më tepër shihni videon më poshtë dhe debatin anglisht mes shqiptarëve dhe policëve serbë.

Loading...

Komente