Saimir Tahiri pret vendimin nga Gjykata

35

I akuzuari, Tahiri, është nisur drejt sallës së gjyqit në Gjykatën e Krimeve të Rënda i shoqëruar nga shumë mbështetës të tij. Më parë, ai u fotografua teksa priste i ulur në shkallët e gjykatës.

Gjykatësit kanë dalë nga dhoma e këshillimit dhe janë drejtuar për në sallën ku do të lexohet vendimi.

Loading...

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkon në 8 vite. Prokuroria e akuzon Tahirin për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”. /top-channel

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente