Saimir Tahiri: Ja e vërteta mbi mua, erdhi koha të flas (video)

Ne perditesim – Prej më tepër se një viti i akuzuar për përfshirjen e tij në trafikun e drogës me grupin e Habilajve, ish-ministri Saimir Tahiri në një konferencë për mediat ka vendosur të thyej heshtjen.

Janë 6 muaj nga hera e fundit që kam folur për mediat dhe më shumë se një vit nga koha që ka nisur. Kam heshtur në respekt të hetimeve dhe pse i vetmi që ka heshtur jam unë. Nëse do kisha zgjedhur të bëja politikanin nuk do i kisha lënë rrënjë e as dhëmballë të gjithë atyre që kanë folur pa kursyer as ata që kanë hetuar. Unë zgjodha të mos bëja politikanin siç kanë bërë të gjithë ata që kanë qeverisur. kanë vrarë, kanë vjedhur dhe nuk janë hetuar, gjykuar kurrë por kanë marrë me libër llogarie dhe libër shtëpie, prokuror e gjyqtar, media e gazetarë deri sa kanë dalë pa lagur. Zgjodha të bëj qytetarin e thjeshtë, të mos bëj politikë e të pres hetimet. Për fat të keq i vetmi që kam heshtur jam unë”, tha Tahiri.

Më 29 tetor, ish-ministri depozitoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda bashkë me avokati i tij Maks Haxhia disa prova të reja, siç i quajti ai.

“Paraqita diçka me rendësi deçizive për procesin, por do kërkoj mirëkuptimin tuaj. Do flas pas 2-3 ditësh më konkretisht, ndaj më vjen keq që keni ardhur”, tha Tahiri të hënën. Ndërkohë, pyetjes nëse ish-ministri ka frikë se do të merret i pandehur, Tahiri iu përgjigj shkurt; “Nuk kam frike. Kam mbi një vit që dëgjoj pafundësisht dhe kam heshtur, prisni ju dy ditë”, duke paralajmëruar kështu lajme të reja.

Ndërkohë drejtësia italiane në Katania me një vendim të datës 5 tetor të këtij viti ka vendosur mbylljen e hetimit ndaj ish ministri të brendshëm Saimir Tahiri. Sipas dokumentave të sigurara më 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies në Itali i ka kërkuar Gjykatës Italiane të mbyllë hetimet për Tahirin me arsyetimin se “nuk ka elementë” të përshtatshëm për të mbështetur akuzën”.

Loading...

Komente