Ronela Hajati kritika kolegëve: 4 milionë klikime në ditë as Rihanna si bën

Ronela Hajati ka kritikuar kolegët e saj këngëtarë për blerje klikimesh.
Këtë e bëri nëpërmjet publikimit të një statusi në Instastory pranë të cilit në theks të veçantë i ka përmendur milionat, shkruan lajmi.net

Sipas Ronelës kolegët e saj këngëtarë po i blejnë klikimet milionëshe pasi është e pamundur të arrihen 4 milion për një ditë.

Ajo tha poashtu se as Rihanna nuk i kap këto shifra e lëre më ata. Këngëtarja shqiptare ka pesë ditë që e ka publikuar këngën e re por nuk e ka kapur akoma milionëshin.

Megjithatë ‘Do ta luj’ u pëlqye nga fansat.

Loading...

Komente