Ronaldo rikthehet në stërvitje pas dëmtimit

Cristiano Ronaldo duket se do të jetë gati për t’u përballur me Napolin në Serie A këtë fundjavë.

Kjo pasi sulmuesi i Juventusit mori pjesë në stërvitjen e së enjtes. Kishte frikë se Ronaldo do të humbasë udhëtimin në Sao Paolo të shtunën pas një shqetësimi në kyçin e këmbës.

Juve sot konfirmoi në faqen e tyre zyrtare se portugezi u stërvit normalisht me pjesën tjetër të skuadrës.

Tashmë mbetet të shihet nëse Max Allegri do ta fusë në lojë lojtarin, pasi mund që ta ruajë kur dihet se ka sfida shumë të rëndësishme përpara.

Ndeshja kryesore dhe vendimtare është ajo me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve ku humbi 2-0 në ndeshjen e parë.

Bianconerët janë 13 pikë para Napolit dhe vështirë se do t’i rrezikohet vendi i parë.

Loading...

Komente