Ronaldo kritikohet rëndë për këtë foto

E gjithë bota e futbollit është në pikëllim për një prej futbollistëve më të mirë të kampionatit francez, Emiliano Sala, i cili kompletoi ditë më parë transferimin te Cardiffi, por që kurrë nuk luajti për klubin francez.

Aeroplani i Emiliano Sala u zhduk kur humbi kontaktin me qendrën e aviacionit anglez, teksa po fluturonte drejt Kardifit për të filluar stërvitjen me klubin e ri.

Teksa kërkimet për Salan kanë rifilluar mëngjesin e të mërkurës nga policia e Guernseyt, në rrjetet sociale shumë yje të futbollit kanë shprehur brengën për atë që po ndodh rreth futbollistit, duke u lutur për të.

Por, jo të gjithë futbollistët kanë bashkëndjerë situatën.

Cristiano Ronaldo postoi në mbrëmjen e të martës një foto nga aeroplani, duke nxitur shumë reagime.

Ishte ish-legjenda angleze, Gary Lineker, ai që në Twitter kritikoi Cristianon.

“Nuk është dita për një postim të tillë. Vërtet nuk është”, ka shkruar Lineker në Twitter.

Më pas Lineker shprehu mendimin e tij në përgjigjie me shumë kritika të adhuruesve të futbollit se ylli i Juventusit mund të mos jetë fare në dijeni me atë që ka ndodhur dhe se dikush tjetër ja menaxhon rrjetet sociale.

Ndërkohë redaktori i BBC Sport, Lewis Wiltshire, po ashtu ishte kritik ndaj superyllit portugez.

“Është i shurdhër, ai postim i Ronaldos dhe nëse jeni një prej shumë njerëzve që po i ktheni përgjigje Linekerit duke thënë se ai veprim i tij është i mirë, jeni po ashtu të shurdhër. Kur atletët, përfshirë yjet e mëdha, bëjnë postime, atëherë ata duhet ët jenë në dijeni për atë që po ndodh në botë dhe që të jenë në dijeni se jo gjithçka sillet përreth tyre”, u shpreh Wiltshire.

Një prej gazetarëve më të njohur të The Sun në edicionin sportiv, Duncan Wright, po ashtu ishte tejet kritik ndaj Cristiano Ronaldos, duke e quajtur edhe idiot.

“Në ditën kur një lojtar zhuket në fluturimin e tij për të nënshkruar me klubin e ri, ky idiot poston një foto të tij nga një aeroplan privat pasi shpëtoi nga burgu vetëm pse është i pasur. Klas”, ka shkruar Wright duke nxitur reagime masive në Twitter.

Emiliano Sala nënshkroi për Cardiffin pas një transferimi që kushtoi 18 milionë funte. Ai për Nantesin ka shënuar 48 gola në 133 paraqitje. /

Loading...

Komente