Ronaldinho prek fundin, alkol çdo ditë deri në orët e para të mëngjesit

Në muajin shkurt, koronavirusi i mori jetën mamasë së ish-futbollistit të njohur, Ronaldinho Gaucho.

Dona Miguelina ishte shtruar në Spitalin Mée de Deus, në Porto Alegre (RS), që nga dhjetori i vitit të kaluar ( në Brazil, vendi me më shumë vdekje dhe të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën).

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Milanit kishte një lidhje të ngushtë më nënën dhe duket se braziliani nuk është në gjendje të kapërcejë zinë e tij përveç me metodat shkatërruese, të cilat po krijojnë shumë vështirësi për fituesin e “Topin të Artë 2005’.

Nga një burim i afërt me ish-numrin 10, një mik i cili dëshironte të mbetej anonim, u shpreh se Dinho po jeton momente të vështira. “Çdo ditë ai bën një festë. Ai fillon të pijë në mëngjes, vodka, uiski, xhin dhe ndalon vetëm mëngjesin tjetër. Nuk është diçka që ka filluar tani, por kemi vërejtur se gjërat u përkeqësuan pas vdekjes së nënës së tij”.

Ai shpjegon gjithashtu se pas asaj aventure të keqe në burgun e Paraguajit, Dinho praktikisht është vetëmbyllur në shtëpinë ku zhvillon festat e tij.

Një situatë nga e cila bëhet e vështirë të dalësh. “Ai jeton në një ndërtesë ku ka gjithçka që i nevojitet. Dinho ka një zemër të madhe dhe gjithmonë përpiqet të jetë bujar me miqtë e tij. Por jo të gjithë janë miq të vërtetë dhe ai nuk e kupton se po i bën shumë dëm vetvetes”.

Per cilen parti do te votoni ne zgjedhje?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...


Komente