Rei Manaj kërcënohet me jetë

Rei Manaj futbollisti i kombëtares shqiptare ishte pretagonisit kryesor në fitoren e Albacetes ndaj Mallorcas me rezultatin 1-3 teksa shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 3-të të takimit.

Por Manaj u bë pjesë edhe e një incidenti në fushë ku ndërhyu ashpër ndaj mbrojtësit kundërshtar Kampos, i cili u detyrua të largohet nga fusha e lojës me ambulancë.

Menjëherë për këtë episod është ngritur i gjithë stadiumi duke i thënë “Vrasës” Manajt.

Ndërkohë pas ndeshjes ka folur dhe vetë lojtari i Kombëtares Shqiptare teksa ka thënë:

“Kam marrë disa mesazhe kërcënuese, ku më kërcënojnë me jetë si në rrjetet sociale, ashtu edhe në fushë. Vetëm respekt për njerëzit dhe asgjë tjetër. Futbolli është kështu, mund të më kishte ndodhur edhe mua. Vrapuam për të kapur topin dhe fati e deshi që të ndodhte kështu.”

Komente