Qeveria vendos përfundimisht edhe për bastet online, ja vendimi

Komisioni i Ekonomisë miratoi ligjin që mbyll nga 1 janari i vitit 2019 të gjitha bastet sportive, bingot, bastet me gara dhe lojrat e fatit “online”.

“Më 31 dhjetor 2018 mbyllen kazinotë elektronike, bastet sportive, bastet për gara sportive dhe me kafshë, sallat e bingove dhe lojrat elektronike në distancë, pra “online”, tha ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Për kazinotë elektronike mbyllja me ligj qe parashikuar që më parë, ndërkohë që të vetmet vende ku do të lehojet fuksionimi i kazinove do të jenë resortet me 5 yje.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, zoti Erion Braçe tha se ka pasur shumë presione nga industria e lojrave të fatit mbi të gjithë deputetët që të mos miratohej ky ligj. I gjithë procesi i mbylljes do të monitorohet nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit, një agjenci kjo që po ristrukturohet.

Mbyllja e basteve dhe lojrave të fatit prek vetëm sektorin privat, pasi komisioni miratoi një nen në ligj i cili i jep mundësi shtetit organizimin e tyre.

Deputeti socialist Ervin Bushati tha: “Organizimi dhe ndërmjetësimi i lojrave të fatit dhe lotarive sportive është përgjegjësi e shtetit. Ky ligj ka objektiv parandalimin e varësisë ndaj lojrave të fatit dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për luftë efektive ndaj kësaj varësie; Kontrollin e kësaj varësie në kanale të kufizuara, të mbrojtura dhe të supervizuara për të mos lejuar zhvillimin dhe përhapjen e tyre në mënyrë të paligjshme në tregun e zi”.

Janë rreth 4200 pika bastesh në të gjithë vendin që mbyllen, ndërkohë që në to janë të punësuar afro 7400 persona. Sipas ministrit të Financave, efektet financiare janë të pallogaritshme në krahasim me plagën sociale që ka shkaktuar kjo industri. /Top Channel

Loading...

Komente