Pse tifozët turq fishkëllyen lojtarët e Shqipërisë? (video)

Tifozët turq i pritën me fërshëllima lojtarët tanë, kur këta të fundit zbritën në fushë për të bërë nxehjen.

Kjo ishte krejt e papritur, sepse shqiptarët dhe turqit shkojnë mirë me njëri-tjetrin.

Madje kur flitet se është vetëm një ndeshje miqësore pas Eliminatoreve të Botërorit.

Turqia luajti edhe me Kosovën në ndeshjen eliminatore, por nuk kishte rast të ngjashëm, pasi lojtarët tanë në atë kohë nuk u fërshëllyen. /Sport Ekspres/

Komente