Pse Shqipëria është më mirë se dje

E thonë edhe të huajt, pa dyshim Shqipëria sot është më mirë se ajo dje, kjo pa asnjë farë dyshimi. Nëse një vënd ndryshon për mirë normalisht do të ketë edhe të pakënaqur të cilët preken nga zhvillimi direkt apo edhe indirekt.

Turistët gjithnjë e në rritje është një nga faktët konkretë e cila tregon se të huajt nuk kanë më frikë të bëjnë pushime në vëndin tonë, pasi infrastruktura, rendi, sherbimi etj, janë më të qëndrueshme.

Infrastruktura. Le te fokusohemi pak në ndërtimin e unazës së re. Banorët që protestojnë kanë plotësisht të drejtë për shtëpitë e tyre, dhe ua lëmë qeverise ta zgjidhi këtë problem, por ndërtimi i këtij segmenti do të sjellë ndryshime dhe përmiresim i trafikut të rënduar, duke sjell mirëqënie jo vetëm për atë zonë por për të gjithë Shqipërinë, që të paktën 1 herë ne vit e lidh puna që të vizitojë Tiranën.

Ashtu si projekti i unazës së re, janë kundërshtuar fort edhe projekte të tjera si, stadiumi kombëtar, “sheshi Skëndërbej”, pazari i ri, këndi i lojrave tek Liqeni artificial etj, që në fund rezultoi se këto projekte duheshin bërë.

Ju kujtohet ndertimet tek lumi lana? Apo parku rinia i mbuluar nga ndertime pa kriter? Tirana te ngjasonte me vëndet më pak të zhvilluara të botës, ju kujtohen rrugët e shkatërruara, ku qeveria Berisha punoi fort për ndërtimin e tyre, te cilat ishin në gjëndje të mjerueshme. 100 kilometra i bëje për 3 deri në 5 ore, ndërkohe që sot bëhet për 1 orë e 30 minuta.

Nga ky shkrim shumica do mendojnë se jemi të majtë dhe të shtyrë nga ta për të shkruar këtë artikull, por e themi me bindje që jo, ky shkrim është ashtu sic ne e shohim përditë Shqipërinë. /Albtimes.com

Loading...

Komente