Pse me sheh ashtu? Si u vra i riu per nje fjale goje ne Plazhin e Durresit

Ngjarja ndodhi në zonën e Plazhit në Durrës, si pasojë e një konflikti çasti, mbetën të plagosur Armand Baboçi (Gjinaj) 39 vjeç, djali i tij Erald Gjinaj 19 vjeç dhe Henrik Tatazi, 23 vjeç nga Durrësi.

Sherri banal që ndodhi natën e kaluar në Durrës u mbyll me 1 të vrarë, 2 të plagosur, 5 persona të arrestuar dhe 3 të tjerë në kërkim.

Si pasojë e plagëve të marra 39 vjeçari Baboçi humbi jetën në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa Tatazi u dërgua drejt Tiranës për ndihmë spitalore.

Nga hetimet e para rezulton se konflikti mes palëve nisi për motive krejt banale (”Pse sheh ashtu? e Kush ju pa?!”). Kur situata është acaruar babë e bir kanë tentuar të largohen, por janë ndjekur me makinë dhe sherri ka vijuar në rrugën kryesore të plazhit me goditje fizike ku fillimisht janë përdorur grushtet, shkop bejzbolli dhe karrige të marra nga lokalet buzë rrugës dhe më pas mbi babë e bir është qëlluar me armë, nga njëri prej djemve të grupit tjetër.

Me të marrë informacion se në zonën e plazhit kishte të shtëna me armë zjarri, shërbimet kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit të shpejtë dhe gatishmërisë së shërbimeve të tjera të Drejtorisë që ishin në detyrë me pika kontrolli në të gjithë qytetin, për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, bënë të mundur, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve

Klodian Daçi 20 vjeç, Henrik Tatazi 23 vjeç dhe Sergio Tatazi 20 vjeç, nga Durrësi, për veprat penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtje pa leje”. Do të përcaktohet roli konkret i të dyshuarve në pasojat e rënda të kësaj ngjarjeje, po paraprakisht dyshohet se ka qenë 20 vjeçari Daçi që ka qëlluar me armë drejt viktimës dhe djalit të tij. 

Më pas për moskallëzim krimi u arrestuan dhe dy të rinj nga Durrësi, përkatësisht 24 dhe 25 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim policor edhe tre shtetas të tjerë ku vijon puna për kapjen e tyre.

Policia njoftoi se në vendin e ngjarjes dhe përgjatë rrugës së plazhit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 automjete, 4 aparate celular si dhe pamje filmike në interes të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.

Marre nga Top channel

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente