PS lë në baltë Fatmir Xhafajn

Megjithëse Fatmir Xhafaj e ka bërë të qartë se ai nuk mban asnjë përgjegjësi për veprimet e vëllait të tij, Agronit, Partia Socialiste vjen me një mendim tjetër. Sipas Taulant Ballës, që reagoi sot nga foltorja e kryesisë së Kuvendit në emër të PS, nëse video është autentike, atëherë Fatmir Xhafaj ka përgjegjësi morale për atë që ka ndodhur.

“A është audio autentik dhe nëse do të ishte e vërtete atëherë kemi të bëjmë me një provë që implikon penalisht vëllanë e ministrit dhe moralisht këtë të fundit, por a është autentik, apo inskenim i radhës në përpjekje të vazhdueshme të Saliut dhe Lulit për të baltosur këdo që u del përpara në orvatjen e tyre për të penguar me cdo kusht çeljen e negociatave me BE dhe për të luftuar edhe drejtësinë e re prej të cilës kanë të drejtë të jenë shumë të tmerruar, kësaj pyetje i jep përgjigje vetëm prokuroria dhe askush tjetër, prej momentit kur ajo fillon hetimin”

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka ftuar Prokurorinë që të fillojë hetimet nëse përgjimi është i vërtetë apo sajesë e Partisë Demokratike.

Në zbatim të ligjit disponuesit e këtij materiali, as të provuar e as si autentik duhet të depozitojnë materialin në Prokurori.

Prej këtij momenti po ashtu nuk duhet tja lërë këtë cështje vullnetit të akuzatorëve të nisë hetimet kryesisht se jo vetëm ne por cdo shqiptar i zakonshëm në këtë vend duhet të dijë të vërtetën, për ne nuk është askush mbi ligjin dhe askush nuk e bën dot përvec organeve të drejtësisë.

Presim me padurim të mësojmë të vërtetën me bindjen se ose duhet të ndëshkohet i akuzuari nëse është fajtorë, ose të ndëshkohen akuzuesit nëse janë regjisorë të kësaj shfaqjeje” u shpreh Taulant Balla.

Loading...

Komente