Portieri bën si i lënduar, futbollistët hapin iftarin në fushë (foto)

Ne finalen e Champions League mes Liverpoolit dhe Real Madridit, tifozët Reds ishin të brengosur se a do ndikonte agjërimi i Ramazanit në paraqitjen e Mohamed Salah.

Kështu ylli egjiptian detyrua të mos agjërojë në ditën e finales në Kiev, këshillë e dhënë nga stafi i klubit anglez.

Por, kjo nuk është çështje për t’u brengosur te Përfaqësuesja e Tunizisë, që kishte menduar një ide brilante.

Kjo ide i ndihmoi ata që të bëjnë një iftar të shpejtë për pak minuta.

Lojtarët kanë bërë një marrëveshje me portierin, në momentin që është koha për iftar, atëherë ai shtrihet në fushë për të kërkuar trajtim mjekësor.

Teksa mjekët e skuadrës merren me portierin, ata pinë pak ujë dhe ushqehen me diçka të shpejtë.

Kjo ide brilante është përdorur nga Tunizia në dy ndeshjet e fundit ndaj Portugalisë dhe Turqisë, të dy miqësoret kanë përfunduar me rezultat 2-2.

Vlen të theksohet se ata janë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ dhe në Grupin G janë së bashku me Belgjikën, Panamanë dhe Anglinë.

Nuk duhet harruar se në renditjen e FIFA-s skuadra tuniziane renditet në vendin e 14.

Loading...

Komente