Policia i shkon për kontroll në shtëpi, 45-vjecari sulmon me armë efektivat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan.

Një 45-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke kërcënuar policinë. Incidenti në fjalë është regjistruar në fshatin Zavalinë.

Mesohet se policia kishte shkuar në banesën e këtij shtetasi me një vendim gjykate për kontroll, pasi kishte pretendime se kryefamiljari mbante armë pa leje.

Pasi ka parë se pranë banesës janë afruar efektivë të policisë, 45-vjeçari ka qëlluar me armë. Fill pas këtij veprimi ai është larguar nga banesa dhe është fshehur në pyll.

Aktualisht drejt vendit të ngjarjes janë nisur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente