Policia hyn në zyrat e Barcelonës dhe arreston ish-presidentin

Paraditen e së hënës ish-presidenti Hosep Maria Bartomeu është arrestuar në vazhdën e hetimeve të skandalit që tashmë njihet me emrin “Barca Gate”. Gjithçka u zbulua një vit më parë nga mediat spanjolle, që me fakte treguan se në listpagesat e klubit “blaugrana” ishte edhe një kompani e specializuar në rrjetet sociale.

Kjo paguhej nga klubi për të diskretituar në rrjet lojtarët e rëndësishëm të skuadrës si Messi, Xavi apo Pique, që ishin kundër linjës së drejtuesëve. Hetimet nisën menjëherë, ndërsa kur ka kaluar thuajse një vit, policia spanjolle zhvilloi mëngjesin e së hënës kontrolle në selinë e klubit të Barcelonës, ndërsa më pas në pranga është vënë ish-presidenti Bartomeu. Hetimi është drejt fundit, pasi policia ka sekuestruar prova të rëndësishme dhe sipas mediave spanjolle pritet të ketë të tjera arrestime.

Per cilen parti do te votoni ne zgjedhje?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...


Komente