PD akuzon për vjedhje në rrugën Thumanë-Kashar, Braçe: Aty nuk po punohet si po vidhet?

Zëvendës kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur akuzave të bëra nga kreu i PD-së Lulzim Basha, sipas së cilit qeveria po vjedh në rrugën Thumanë-Kashar.

Në një postim në Facebook, Braçe shkruan se se një akuzë e tillë është krejtësisht e pavërtetë, kjo rrugë nuk është në ndërtim, e për pasojë, nuk ka se si të vidhet.

Duke u ndalur tek akuzat e njëpasnjëshme që Basha ka bërë mbi rrugën Milot-Baldrrën, Orikum-Dukat, Braçe i është përgjigjur duke publikuar dokumentin e rrugës Rrëshen-Kalimash, nga ku qeveria e asaj kohe, kur Basha ishte ministër i Transporteve, për të cilën është paguar më shumë se 900 mln euro, nga 418 euro që ishte kostoja e synuar e rrugës.

“Lyrzim, a e mban mend këtë kontratë? Lyrzim, a e mban mend këtë tabelë? Është kontrata e ndërtimit të rrugës Rëshën- Kalimash. Është tabela në kontratë-faqe 151 e kostos së synuar: 418 milion euro! Në fakt ti pagove për të 900 milion euro e ca më shumë!

Veç për këtë segment! Të lexova dje për segmentin Thumanë- Kashar. Shkruaje se aty ishin vjedhur-fakt i kryer, mbi 200 milion euro! Pas teje dhe një gazetë sot, shkruante se në Thumanë- Kashar, qeveria ka faturuar-fakt i kryer, mbi 200 milion euro!”, shkruan Braçe.

Loading...

Sipas tij, “E para gjë; Rruga Thumanë -Kashar nuk po ndërtohet, nuk ka nisur të ndërtohet, nuk ka asnjë volum punimesh, për pasojë, as ka faturuar kush, as ka paguar kush, qoftë edhe një qindarkë nga paratë e buxhetit të shtetit! Pra zero lekë, zero euro!

Përkundrazi, kjo Qeveri, sot është në gjyq me kompaninë Gener 2 që i kërkon fitimin e munguar për anullimin e asaj kontrate! E bën dot dallimin Lyrzim? Tabela në foto, në faqen 151 të Kontratës së Ndërtimit të Autostradës Rrëshen-Kalimash, ka një vlerë të synuar prej 418 milonë eurosh; Ti gjatë prokurimit e më pas ndërtimit, e çove në 900 milion euro, ata faturuan dhe pagove faturë më faturë deri në 900 milion euro!”.

Braçe shton më tej se, “Vlera e synuar, vlera e faturuar, vlera e paguar, rruga ashtu e ndërtuar! Më gjen dot një faturë të paguar për rrugën Thumanë-Kashar Lyrzim? Nëse nuk ndërtohet e nuk paguhet, si vidhet?

Në dosje bashkë me kontratën, kam akuzën e ngritur ndaj teje nga Prokuroria e Republikës; aty tregohet si është vjedhur! Ashtu është vjedhur në rrugë! Përgjegjësi për vjedhjen sipas prokurorisë, je ti! Bindju ligjit e dorëzohu para gjykatës Lyrzim”!

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente