Pas protestave Macron rrit pagën minimale

Francezët u ngritën për 4 javë me rradhë në protesta të dhunshme kundër qeverisë, pasi kjo e fundit vendosi të rrisë çmimin e naftës me 6 cent.

Protestuesit, të quajtur ‘jelekë verdhë’, pasi shkaktuan shumë dëme dhe u përleshën me policinë, arritën të triumfonin. Presidenti i vendit Emanuel Macron, vendosi të anullonte vendimin, duke parë që protestuesit kishin dalë jashtë kontrolli.

Përveç anulimit të rritjes së çmimit të naftës, demostruesit protestuan edhe kundër kostos së lartë të jetesës. Macron u përul sërish përpara protestuesve, duke marrë ditë e sotme vendimin për të rritur me 100 euro pagën minimale. Gjithashtu presidenti francez, pritet të rishikojë edhe taksën e banesës dhe moshën e pensionit.

Loading...

Komente