Pas falimentimit të ekipit nën pronesi të Suning, shpërthen Eder: As pagat nuk na dhanë

Me 32 gola në 62 ndeshje, Eder ishte një nga nënshkrimet më të mira nga Jiangsu Suning në vitet e fundit.

Tani që gjërat po ndryshojnë dhe pronarët kanë vendosur të mos investojnë më, ish-sulmuesi i Interit shprehet i zgjënjyer: “Suning nuk dëshiron më të investojë në futboll. Pronarët nuk i respektuan të gjithë punonjësit dhe lojtarët, thjesht na lanë pa pagë dhe nuk na lejuan të luanim në klube të tjera”

Ish-sulmuesi i Interit vazhdoi më tej në mikrofonat e portalit kinez, “Oriental Sport Daily”: “Ne kemi bërë një arritje për Suning Group, por nuk kemi marrë trajtimin dhe respektin që meritonim. Nëse grupi Suning dështon, unë mund ta kuptoj atë. Ne ishim të mbyllur në hotele për disa muaj, duke përhapur emrin e Suning në të gjithë botën, por morëm një trajtim të tillë pa asnjë respekt! Drejtori i përgjithshëm gjithmonë e ka provuar veten gënjeshtar. Ai na tha që me kohë do të na jepte atë që duhej, por kurrë nuk e respektoi fjalën e dhënë, nuk e mbajti premtimin”.

Per cilen parti do te votoni ne zgjedhje?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...


Komente