Parma rikthehet aty ku i takon

Festë e madhe në Parma, pasi klubi rikthehet në Serie A pas tri vitesh në kategoritë e ulëta.

Ky lajm ka gëzuar të gjithë Italinë, pasi bëhet fjalë për një klub të madh ne histori.

Klubi festoi në ndeshjen e fundit të sezonit, ku shënoi fitore ndaj Spezias me rezultat 2-0.

Kundërshtari i tyre për vendin e dytë Frosinone nuk ka fituar dhe kjo ia ka mundësuar kalimin në elitë.

Frosinone ka barazuar me Foggia 2-2.

Para kishte pikë të barabarta me Frosinonen, por në ndeshjet mes tyre ishte më e suksesshme.

Parma kishte fituar në shtëpi 2-0, ndërsa kishte humbur jashtë 2-1. Klubi kishte falimentuar në vitin 2015, ku kishte kaluar në Serie D, ku ishte bërë klub hit me nga 9 mijë tifozë në çdo ndeshje, rekord për këtë nivel garash në Itali.

Pas një viti kaloi në Serie C, ku edhe nga ty kaloi një rang më lartë, pas fitores në play-off me Alessandrian 2-0.

Empoli është klubi tjetër që e ka siguruar para disa javësh titullin në Serie B.

Loading...

Komente