Panucci këshillon Ancelottin për Hysajn

Carlo Ancelotti do të trajnojë skuadrën e Napolit me një rikthim në Serinë A që nga largimi në vitin 2009.

Në një publikim nga “SkySport” trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci ka këshilluar teknikun e ardhshëm të Napolit mbi fatin e Elseid Hysaj tek kjo skuadër.

Panucci mësohet ti ketë thënë Ancelottit se në formacion duhet të ketë edhe Hysaj.

“Them vetëm Hysajn, sepse e kam parë në stërvitje me Shqipërinë . Carlo e di mirë se çfarë duhet të bëjë. Nëse Napoli synon të bëjë hapin e madh në drejtim të kualiteti, duhet të mbajë lojtarë të mirë në skuadër me të cilët mund të punosh”, ka thënë Panucci.

Loading...

Komente