Nje çek dhe nje gjerman kapen me lende narkotike

Një shtetas çek dhe një gjerman janë ndaluar në pikën kufitare të Qafë Thanës teksa udhëtonin drejt Maqedonisë, pasi u janë gjetur lëndë narkotike.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se janë ndaluar Petr Porada, 35 vjeç nga Praga dhe Claus Benten, 50 vjeç na Osnabruck i Gjermanisë, ndërkohë që në gjendje të lirë do të hetohet T. G., 18 vjeçe nga Praga.

Porada, i cili udhëtonte me mjetin tip Skoda ku kishte pasagjere dhe 18-vjeçaren u gjet në çatën personale 2.6 gr kanabis. 

Ndërsa në makinën tip “Toyota” të gjermanit Benten u gjet 6 gr resin dhe 1.9 gr kanabis sativa. /top channel/

Komente