Nis fluturimet kompania ajërore shqiptare "Air Albania"

Kryeministri Edi Rama në një mbledhje që pati sot (e premte) me disa biznesmenë dhe drejtues të ndryshëm, deklaroi se kompania më e re 100% shqiptare “Air Albania” do të nisi fluturimet drejt Europës.

Linja do të quhet “Air Albania” dhe dizajni padyshim që do të jetë me motive shqiptare. Nga fotoja e postuar në facebook-un e kryeministrit, krahët dhe bishti i avionit do të jenë me ngjyrë të kuqe dhe me detaje të zeza, duke dhënë idenë e krahëve të shqiponjës dykrenare.

Pranë derës së parë të avionit, pranë kabinës së pilotëve, dallohet edhe flamuri shqiptar, një pozicionim i ngjashëm me atë të disa linjave si “Air Asia” e Malajzisë, ndërkohë që ‘Turkish Airlines” e ka të pozicionuar flamur në mes të trupit të aeroplanit

Linja ajrore pritet që të operojë me çmime normale, pra jo low-coast, dhe do të nisi fluturimet në verën e këtij viti.

Loading...

Komente