Nëse vuani nga koliti përdorni këto ushqime

865

Koliti spastik ose sindroma e zorrës së irrituar është një ndër patologjitë më të shpeshta të diagnostikuara këto vitet e fundit.

Në përgjithësi thuhet se kjo sëmundje t nuk ka moshë, por fillesat e saj mund të shfaqen që rreth moshës 15-vjeçare, duke u bërë të shpeshta me kalimin e viteve.

Dieta e varfër ushqimore, abuzimi me ushqimet e yndyrshme dhe të thata, konsumi i tepruar i alkoolik dhe jeta sedentare janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e kolitit, ku ndër simptomat kryesore përmendim dhimbjet e barkut, diarrenë, gazra në aparatin tretës, kapsllëk dhe vështirësi në jashtëqitje.

Më poshtë keni disa këshilla rreth ushqimeve që duhet të kosnumoni rregullisht në qoftë se vuani nga koliti:

1.Kosi: Kosi është një ndër ushqimet që nuk duhet të mungojë kurrë në regjimin ushqimor të personave që vuajnë nga koliti. Ai ka në përmbajtjen e tij acid laktik, një substancë që lufton inflamacionin e sistemit tretës dhe veprimin e radilave të lira në organizëm. Mjekët rekomadojnë të hani 200 ml kos në ditë, mund ta hani shqeto ose të shoqëruar me fruta.

Loading...

2.Ujë patatesh: Zakonisht jeni mësuar të hani patate të ziera, të skuqura ose në formë pureje, por jo më pak i vlefshëm është edhe uji i tyre. Ky lëng ka fuqi alkaline, lufton kolitin dhe diarrenë, si dhe përmirëson aktivitetin e sistemit tretës. Zieni në tenxhere disa patate me madhësi mesatare, në qoftë se nuk i qëroni, kujdesuni t’i lani paraprakisht. Pasi t’i keni zier, filtronin lëngun dhe pijeni vazhdimisht gjatë ditës.

3.Uji i orizit: Sikundër lëngu i patateve, edhe uji i orizit është shumë i këshillueshëm në qoftë se keni probleme me kolitin. Rregullon pH-in natyral të stomakut, redukton inflamacionin dhe irritimin e zorrës së trashë dhe rrit numrin e baktereve të mira në sistemin tretës.

4.Karrota është e pasur me fibra dhe përbrës me veti anti-inflamatiore që rrit florën bakterale të zorrëve dhe i mbron ato nga veprimi i radikaleve të lira. Konsumi i përditshëm i karrotave dhe lëngut të tyre ëprmirëson ndjeshëm sistemin tretës.

5.Banania përmban shumë fibra të tretshme në ujë, ku ndër më të rëndësishmet është pektina, e cila pasi përthithet nga sistemi tretës, normalizon vlerat e pH-it në zorrë dhe parandalon diarrenë dhe kapsllëkun. Përbërësit e tjerë si potasi dhe magnezi përmirësojnë shëndetin intestinal.

Merrni një ose dy banana të pjekura mirë dhe kalojini në frulator me pak mjaltë

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente