Në Elbasan nis festa. Përfundon numërimi në 150 qendra votimi, shpallet fituesi

Elbasani ka nisur festën! Përfundon numërimi në 150 nga 224 qendra votimi, ndërsa Gledian Llatja është në avantazh ndaj rivalit të tij nga radhët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi.

Sipas rezultateve të deri më tanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryebashkiaku socialist dhe njëherazi kandidati i PS-së për një tjetër mandat në Elbasan, Llatja, është në epërsi me 4537 vota, përballë Boçit i cili ka mundur të sigurojë 20286 vota ose rreth 44% votave.

Sikurse shihet edhe më poshtë, kandidati socialist ka mundur të sigurojë 24823 ose rreth 55% të votave deri më tani.

Komente