Ndeshja Shqipëri-Angli, rezikon të mos luhet, policia nuk siguron…

Tashmë po rrezikohet seriozisht shtyrja e takimit mes Shqipërisë dhe Anglisë. FSHF kishte kërkuar disa kohë më parë nga Qeveria që të merrte masat për të siguruar organizimin para, gjatë dhe pas ndeshjes. Ndërkohë një deklaratë për shtyp, FSHF ka bërë reagimin e fundit:

DEKLARATË PËR SHTYP!

Sot në Federatën Shqiptare të Futbollit ka mbërritur një shkresë, me numër protokolli 2877, e datës 23.03.2021, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me firmën e Drejtuesit të Parë, Rebani Jaupi, e cila thekson se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nuk garantojnë marrjen e masave para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Angli, në datë 28 Mars 2021, ora 18:00.

Gjendur përballë situatës ku autoritetet shtetërore nuk kanë reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit, të datës 17.03.2021, me numër protokolli 538, drejtuar Znj. Dallëndyshe Bici, Drejtuese e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Z. Mariglen Qato, Drejtues i Inspektoriatit Urbanistik Vendor Bashkisë Tiranë, për lirimin e hapësirave në perimetrin e Stadiumit Kombëtar “Air Albania”, kërkojmë reagim urgjent të këtyre strukturave.

Anulimi i ndeshjes Shqipëri-Angli e parashikuar për t’u luajtur në “Air Albania Stadium”, do të kishte pasoja katastrofike për imazhin e vendit tonë, ekipin Kombëtar dhe në përgjithësi për futbollin shqiptar. /sportekspres/

Per cilen parti do te votoni ne zgjedhje?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...


Komente