Ndahet nga jeta DJ i njohur Avicii

DJ suedez Avicii, emri i vërtetë i të cilit Tim Bergling ka ndërruar jetë në moshën 28 vjeçare.

Ngjarjen e rëndë e ka konfirmuar gazetarja Diana Baron e cila ishte pjesë e manxhmentit të tij.

“Me dhimbje të thellë ne ju njoftojmë për humbjen e Tim Bergling, i njohur si Avicii,” ka thënë në një deklaratë gazetarja e tij, Diana Baron.

“Ai u gjet i vdekur në Muscat, Oman, këtë të premte pasdite në një lokal. Familja është e shokuar dhe ne i kërkojmë të gjithëve që të ruajnë respektin për privatësinë  e tyre në këto momente të vështira për ta”, thuhet në njoftimin e Baron.

Avicii ishte një ndër artistët me të cilin ka bashkëpunuar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vitin e kaluar në projektin “Lonely together”, këngë e cila ishte pëlqyer nga publiku.

Mendohet se shkaku i vdekjes ka ardhur per arsye shendetesore per te cilen vuante prej kohesh.

Loading...

Komente