Napoli pëson humbjen e parë, rrezikon vëndin e parë (video)

Juventusi ka fituar ndaj Napolit me rezultat 1-0 në Serie A.

Kjo ishte humbja e parë për vendasit në këtë sezon, edhe pse një nuancë ishin skuadra më e mirë në fushë.

Ndeshja filloi me shansin e Gonzalo Higuain në minutën e katër, por Pepe Reina nuk u befasua.

Në minutën e 13-të u shënua goli i epërsisë për Juven që në fund doli të jetë i fitores, autor ishte Higuan, kjo pas asistimit nga Paulo Dybala.

Pas pesë minutash vendasit rrezikuan me Marek Hamsik, pastaj Lorenzo Insigne kishte dy shanse, por rrjeta e Gianluigi Buffon mbeti e paprekur.

Në minutën e 55-të Insigne rrezikoi edhe një herë, por Buffon ishte i vendosur mirë. Në minutën 69-të një shans të artë kishte Blaise Matuidi, por Reina bëri mrekullinë dhe mbajti napolitanët në lojë.

Në minutat në vazhdim vendasit mbajtën topin duke tentuar të rrezikojnë portën kundërshtare, por Juve ishte e vendosur mirë dhe nuk lejoi që porta e Buffonit të rrezikohet seriozisht.

Pas kësaj humbje Napoli vazhdon në pozitën e parë me 38 pikë, një më shumë se Juventusi në vendin e dytë.

Ndeshja e ardhshme e Zonjës së Vjetër është ndaj Interit, kurse napolitanët udhëtojnë te Fiorentina.

Komente