Napoli i ofron Icardit një pagë befasuese

Napoli prej kohësh kërkon që të blejë shërbimet e numrit 9 të Interit Mauro Icardi. Ky i fundit nuk është më në planin e Antonio Contes për sezonin e ri dhe po kërkohet që të shitet me patjetër.

Siç shkruan “Corriere dello Sport”, Napoli është ekipi që interesohet më shumë për sulmuesin, dhe po mendon ti ofrojë një ofertë të mundshme prej 10 milionë eurosh për sezon. Një tratative jo shume e avancuar, por që mund të hyjë në fazën e saj të nxehtë në gusht.

Dhe për të shkuar deri tek Icardi, Napoli duhet të shesë së paku disa nga lojtaret si, Hysaj, Verdi, Verdi, Ounas, Rog, Mario Rui, Napoli mund të sakrifikojë edhe Insigne.

Juventusi, në anën tjetër, kerkon qe te arij tek sulmuesi i Interit, nepermjet Higuain dhe të vlerësojë pozitën e Mandzukic dhe Kean. /albtimes

Loading...

Komente