Nainggolan pothuajse lojtar i Interit

Mediet italiane raportojnë se Interi ka arritur marrëveshje me Romën për transferimin e mesfushorit të shumë kërkuar Radja Nainggolan për 29 milionë euro, si dhe te Giallorosët do të transferohet talenti Nicolo Zaniolo.

Sipas Tuttosport dhe Telelombardia, bisedimet kanë qenë të suksesshme dhe formalizimi i marrëveshjes do të ndodhë më 1 korrik.

Zaniolo, i cili mbush 19 vjet në muajin e ardhshëm, është përfshirë në marrëveshjen për transferimin e mesfushorit belg në Giuseppe Meazza.

Në edicionin e kaluar ai shënoi 14 gola dhe dhuroi 10 asistime në 34 ndeshje për ekipin e të rinjve të Interit.

Te Nerazzurët, Nainggolan do të ribashkohet me ish-trajnerin e Romës, Luciano Spalletti.

Raportohet se futbollisti belg ka arritur marrëveshje personale prej 4.5 milionë eurosh në vit. Mesfushori është pjesë e Romës që nga viti 2014 kur u transferua nga Cagliari.

Loading...

Komente