Moti, nesër "qamti" në Shqipëri

Në zonat e jugut dhe jug-lindjes së Shqipërisë janë të rrezikuara nga furtuna të forta me reshje të dëndura shiu duke filluar që nga dita e nesërme.

Alarmi është dhënë nga meteorologët grekë, të cilët paralajmërojnë se në pjesën qendrore dhe veriore të Greqisë deri në jug dhe jug-lindje të Shqipërisë do të ketë stuhi të forta, të shoqëruara me reshje të dendura shiu si edhe rrufe, raporton Albeu.com.

Moti pritet të përkeqësohet nga gjysma e dytë e ditës së nesërme. Situata do të jetë e ngjashme edhe gjatë ditës së enjte, por që do të shtrihet edhe në pjesën qendore dhe perëndimore të Shqipërisë, raportojnë mediat greke

Loading...

Komente