Morata i thotë PO Milanit

“La Gazzetta dello Sport” në një artikull të publikuar sot  shkruan se sulmuesi do t’i thotë “PO” për një ofertë rreth 7.5 milionë euro në vit.

Gjithsesi, jo gjithçka ka përfunduar, pasi tani Milanit i duhet të gjejë mirëkuptimin edhe me Realin e Madridit në nivel klubesh. Në buxhetin e Milanit është parashikuar një shumë prej 60 milionë eurosh për Moratën që do të zërë vendin e sulmuesit titullar në skuadrën e Montellës, duke marrë trashëgiminë e Carlos Bacca. Morata ka gjetur shumë pak hapësira në eksperiencën e tij te Reali i Madridit, kjo e bën që futbollisti të vendosi të largohet nga Spanja.

Komente