Milani do të prezantojë trofeun e Champins League në miqësoren ndaj Feronikelit

10
bonaventura milan
bonaventura milan

Milani tashmë ka arritur në Kosovës për ta zhvilluar përballjen miqësore ndaj Feronikelit.

Përballja miqësore që zhvillohet sot (10 gusht) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të fillojë nga ora 20:45.

Skuadra italiane do u jap rastin e veçantë tifozëve shqiptarë të tyre që ta shikojnë nga afër lojën që e zhvillojnë, por për ta është hera e parë që gjenden në vendin tonë.

Befasia tjetër e këndshme për tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadium, do të jetë trofeu i Ligës së Kampionëve që Milani do ta shfaqë para tyre.

Loading...

Kampioni i shtatëfishtë evropian do të ketë stadiumin të stërmbushur, pasi tashmë të gjitha biletat janë shitur. Ndeshjen miqësore Feronikeli – Milan do ta drejtoj gjyqtari kosovar Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Deri më tani janë shitur mijëra bileta për këtë takim, ndërsa tifozët që nuk kanë arritur dot të sigurojnë një biletë mund ta shohin ndeshjen në RTV Dukagjini.

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente